Komisionarët po zgjedhin se kush do të bëhet deputet, thotë Zafir Berisha
Foto: Laura Hasani

Komisionarët po zgjedhin se kush do të bëhet deputet, thotë Zafir Berisha

Aktuale February 18, 2025 - 15:57

Kandidati për deputetë nga koalicioni AAK- NISMA, Zafir Berisha, ka hedhur dyshime sa i përket numërimit të votave në Qendrat e numërimit.

Berisha ka thënë se në këto Qendra, komisionarët po zgjedhin se kush do të bëhet deputetë e kush jo, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Nëse në të kaluarën 5 deri 10% kanë vendosë në Qendrën e numërimit të votave se kush duhet të jetën deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhje e fundit, Qendrat e numërimit nëpër komuna janë duke vendosë 60 deri 70%!

Me një fjalë Kuvendi i ardhshëm, do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve.