
Osmani: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci jetuan me idealin e ngulitur në shpirt
Aktuale
February 18, 2025 - 13:52
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, ka ndarë dekorata për disa familje e personalitete që ka kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Pas urdhrit “Hero i Kosovës”, që iu nda Shabanit, kryefamiljarit të Jasharëve, ajo nderoi veprën dhe sakrificën edhe të dy heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, deklaroi Osmani.
E para e shtetit ndau dekorata edhe për shumë personalitete me rendësi.