
Haradinaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë, flasin për procesin zgjedhor të 9 shkurtit
Aktuale
February 18, 2025 - 13:35
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në takim Haradinaj foli rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.
“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane”, shkroi Haradinaj në Facebook.