Presidenti austriak e uron Osmanin për pavarësi, ia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën evropiane

Presidenti austriak e uron Osmanin për pavarësi, ia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën evropiane

Aktuale February 18, 2025 - 09:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje.

Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës. /Zëri