![Ndryshe nga herat tjera, kush mungoi në shënimin e Ditës së Pavarësisë?](/uploads/zeri.info/images/2025/February/17/auto_Fsk11739825179.jpg)
Ndryshe nga herat tjera, kush mungoi në shënimin e Ditës së Pavarësisë?
Ish-presidenti, Fatmir Sejdiu, ish presidentja Atifete Jahjaga, Bekim Jashari nga Familja Jashari, ambasadorë të akredituar në Prishtinë si dhe përfaqësues qeveritar morën pjesë në ceremoninë kryesore të festës së shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Përveç mungesës së personaliteteve nga bashkësia ndërkombëtare, në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nuk janë parë as përfaqësues të Maqedonisë së Veriut, qoftë edhe përfaqësues të opozitës nga atje.
Në këtë përvjetor i pranishëm ishte presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, por jo edhe kryeministri i këtij shteti Edi Rama. Policia e Kosovës njoftoi sot vetëm presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ishte në vizitë dy ditore për nder të shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.Policia ka bërë me dije sot se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Ndryshe nga vitet tjera, në aktivitetet e institucioneve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, sivjet nuk u pa as vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari. Megjithatë në ceremoninë e sotme ishte Bekim Jashari nga familja Jashari. Ndonëse as përfaqësues nga KFOR-i nuk panë si mysafir në këtë ceremoni.
Ndër vite ka pasur mysafir të rëndësishëm në shënimin e pavarësisë së Kosovës, si presidentë, kryeministra, nga rajoni e bota.
Në vitin 2019 për pavarësi, pjesëmarrës ishe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Po ashtu nga familja Jashari pjesëmarrës në ceremoninë ku parakaluan kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në atë kohë ishin edhe Rifat Jashari.
Në dhjetë vjetorin e shënimit të pavarësisë më 2018, kishte marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i këtij shteti, Ilir Meta, ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq./rtv21