
Festa e Pavarësisë në komunat veriore, ngritet flamuri i Kosovës
Dikush ishte përkujdesur që në ditën e Pavarësisë së Repulikës së Kosovës flamuri i vendit të jetë i pranishëm në sheshin e Mitrovicës Veriore.
Ai është banor i kësaj ane dhe po thotë se askush nuk e pengoi ta bëj këtë.
Asim Azemi – Qytetar tha se “Nuk i pengoj kërkujt, por edhe me i pengu kena me mbrojtë me cka të është nevoja”
Ndërkohë, në këtë ditë të madhe për Kosovën as policia nuk pati punë sepse gjithcka ishte e qetë.
Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë deklaroi se “Nuk ka ndonjë problem, kjo është me rëndësi për neve. Organizimi është tek komunat, e di që kemi pas disa aktivitete në kuadër të komunave por për Policinë është me rëndësi që gjithcka ka qenë në rregull pa ndonjë problem me theksu”
E komunat veriore për nderë të përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë kanë nisur ditën kushtuar shtetit.
“Për nder të 17 vjetori të Pavarësisë së Kosovës edhe Komuna e Zvecanit ka mbajtur seancë solemne”
Pos vendasëve, në Mitrovicën Veriore sot janë parë edhe qytetarë nga vende të tjera të Kosovës të cilët zgjodhën këtë rajon problematik që nga paslufta për të festuar 17 vjetorin e pavarësisë./dukagjini