Hasani: Mosreagimi i Qeverisë për krerët e UÇK-së në Hagë është papjekuri politike
Foto: Laura Hasani

Hasani: Mosreagimi i Qeverisë për krerët e UÇK-së në Hagë është papjekuri politike

Aktuale February 17, 2025 - 19:15

Nait Hasani nga PDK ka thënë se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë duke u gjykuar si individë në Hagë, por janë duke e mbrojtur Kosovë si shtet.

Ai tha se persona të tillë të mbahen në burg ka ndodhur vetëm në Kosovë dhe sipas tij mungesa e reagimeve nga institucionet e Kosovës tregon për papjekuri të Qeverisë.

Tutje, ai tha se lufta e UÇK-së është e pastër dhe nuk ka çfarë të mbrohet.

“Atje në Hagë asnjëri nuk janë si individë, atje janë si Ushtri Çlirimtare e Kosovës janë si vlera që janë kriju me mundi e gjak të njerëzve tanë. Atje mbrohet Kosova sot, mbrohet si shtet dhe deklaruesi i deklaratës së pavarësisë sot është në burg. Nuk mbajë mend ose ta kem lexu diku që një person i tillë që ka shpallur pavarësinë e vendit të jetë në burg. Kjo ka ndodhur vetëm të ne. Ka ndodhur me deklarata shpifëse, akuza të Serbisë… Të qëndrojë presidenti i vendit atje dhe të mos kemi reagime të institucioneve të shtetit, ku në ditën e pavarësisë të dilet me deklarata për mbrojtje të luftës tonë, sepse pa këtë luftë nuk do ta kishim këtë shtet… Kjo tregon papjekuri politike të Qeverisë sot që nuk bënë reagime…lufta jonë është e pastër dhe nuk ka çfarë të pastrohet”, ka deklaruar ai në Tëvë1.