
DASH-i publikon raportin për Shqipërinë: Të shtohen hetimet për korrupsionin
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave. Për Shqipërinë, bëhet thirrje që të shtohen hetimet, pjesa më e madhe e pastrimit të parave është e lidhur me trafikun e drogës dhe korrupsionin.Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe korrupsionin. Ky është konkluzioni i Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin e fundit për luftën ndaj krimit dhe narkotikëve, dhe për këtë arsye bëhet thirrje për thellim të hetimit nga drejtësia.“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017.” DASH
Në raport, Departamenti Amerikan vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme, ku përmend hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
“Në tetor 2023, SPAK njoftoi hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. Po në tetor, gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka, për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë.”
Në vlerësimet për aktivitetin e biznesit dhe regjimin e inspektimit, DASH shkruan se duhet të rregullohet legjislacioni për institucionet e mikrokredive dhe monedhat dixhitale./euronews.al