Moment krenarie, FSK-ja dhe Policia e Kosovës parakalojnë për 17-vjetorin e Pavarësisë

Moment krenarie, FSK-ja dhe Policia e Kosovës parakalojnë për 17-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale February 17, 2025 - 13:18

Në kuadër të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Image

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarë të shumtë kishin dalë për të përjetuar nga afër emocionet e këtij momenti të veçantë.

Image

Parakalimi, që simbolizoi forcën dhe gatishmërinë e FSK-së dhe Policisë për të mbrojtur dhe siguruar shtetin, ishte një moment krenarie për të gjithë.

Përveç paradës ushtarake, një vëmendje të veçantë morën edhe shfaqja e pajisjeve dhe teknologjisë më të re që janë integruar në strukturat e FSK-së dhe Policisë, duke përfshirë mjete të sofistikuara të mbrojtjes.

Image

Para se të niste parakalimi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se populli i Kosovës ka luftuar dhe sakrifikuar për pavarësi.

Ajo ka thënë se “falë ushtrisë dhe policisë që sot parakalojnë, arritëm ta mbrojmë edhe çdo pëllëmbë të shtetit tonë”.

Image

Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas vetes shtrihet në të kaluarën historia e gjatë e rezistencës, luftës dhe angazhimit të popullit për të arritur në këtë ditë.

Më poshtë ju sjellim fotografi nga parakalimi i FSK-së dhe Policisë. /Zëri

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image