
Deputetja britanike Kearns uron Kosovën
Aktuale
February 17, 2025 - 08:24
Deputetja britanike Alicia Kearns ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
"Urimet e mia më të ngrohta dhe më të mira popullit dhe vendit të Kosovës me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë. Një vend krenar dhe bujar, gatishmëria juaj për të qëndruar pranë aleatëve tuaj ka qenë e përzemërt dhe e sinqertë. Një fener demokracie në një lagje të vështirë", ka shkruar ajo në "X".
My warmest and best wishes to the people and country of Kosovo as you mark 17 years of independence @VjosaOsmaniPRKS.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 16, 2025
A proud and generous country, your willingness to stand by your allies has been heartfelt and sincere. A beacon of democracy in a difficult neighbourhood. pic.twitter.com/oMbh4uIXYF