
Kurti me bashkëshorten vendosin lule në vendin ku një grua dhe fëmija i saj vdiqën në Mynih
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës për Siguri.
Mirëpo, ai sot së bashku me gruan e tij kanë vendosur lule në vendin ku një grua dhe fëmija e saj jumbën jetën në Mynih të Gjermanisë, pasi një makinë tri ditë më parë u përplas me një grup njerëzish duke lënë edhe disa të lënduar në Mynih, raporton Zeri.info.
Kurti u shpreh se kjo ishte një ngjarje tronditëse dhe se populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarjet tragjike në Mynih, ku një grua dhe fëmija i saj i vogël humbën jetën dhe të tjerët ende po luftojnë me plagët e tyre. Në emër të popullit të Kosovës, unë dhe gruaja ime Rita vizituam sot vendin për të vendosur lule në kujtim të viktimave. Mendimet tona janë me familjet e tyre, popullin gjerman dhe të gjithë të prekurit nga ky akt dhune”, ka shkruar Kurti në X. /Zëri
We are deeply shaken by the tragic events in Munich, where a woman and her young child lost their lives and others are still battling their injuries. In the name of the people of Kosova, my wife Rita and I visited the site today to lay flowers in memory of the victims. Our… pic.twitter.com/Hi1VWOKriw
— Albin Kurti (@albinkurti) February 16, 2025