Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale February 16, 2025 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

“Temperaturat minimale pritet të jenë nga -2 deri 0°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK-ja.