
Hovenieri flet për zgjedhjet e 9 shkurtit, si i sheh ai rezultatet e VV-së, PDK-së e LDK-së dhe koalicionet e mundshme
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rezultatet që dolën nga to.
I pyetur se a ishin marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-të, arsyeja e rënies së Vetëvendosjes në votë, ish ambasadori tha se votuesit kanë qenë më shumë të interesuar për çështje si ekonomia, arsimi e shëndetësia.
‘‘Është e vështirë për mua të them. Një sondazh sugjeroi se çështjet për të cilat votuesit u interesuan më shumë nuk ishin marrëdhënia me SHBA-në ose me Evropën, apo dialogu. Ishin puna, ishte ekonomia, ishte shëndetësia, ishte arsimi, ishte çështja se a krijohet një e ardhme ku brezi i ri në Kosovë e ka mundësinë të qëndrojë, të jetojë dhe të punojë dhe të jetë aq i suksesshëm dhe të prosperojë në vend. Kjo duket se ajo që shumica e votuesve të paktën kanë thanë në sondazhe, do të ishte ajo që ishte përcaktuese për ta kur ata zgjidhnin partinë që do të votonin’’, ka thënë ai.
Hovenier ka folur edhe për partitë e tjera, duke theksuar se edhe Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë një mbështetje ende të madhe të qytetarët e vendit.
Ai ka thënë se rezultati që këto dy parti kanë marrë, tregon se shumë njerëz i shohin këto parti si mënyrë më të mirë përpara.
‘’Po, shumë njerëz po pyesin veten se si të kuptojnë më mirë këto rezultate dhe mendoj se disa gjëra janë evidentuar: E para, Kosova mbetet një vend me një spektër të gjerë mendimesh për mënyrën më të mirë përpara në një gamë të gjerë çështjesh politike. Disa gjëra që dimë, është që Vetëvendosje, nën kryeministrin Albin Kurti, ka marrë shumë më shumë vota se partitë e tjera, por nuk ka marrë mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë vetë. Një pikë tjetër që dua të theksoj është se partitë që kanë qeverisur para Vetëvendosjes, ende kanë një mbështetje të vërtetë nga populli i Kosovës, dua të them, si PDK ashtu edhe LDK, PDK ka dalë pak më mirë, por të dyja janë diku te 20 për qind. Kjo gjithashtu tregon se ka shumë njerëz në Kosovë që po i konsiderojnë këto parti për udhëheqje’’, ka thënë ai.
Tutje, ai ka komentuar edhe çështjen e krijimit të Qeverisë së re.
‘‘Në çdo demokraci parlamentare, ndërtimi i koalicionit është një kombinim i artit politik dhe thjesht matematikës. Ju duhet të shikoni ulëset që keni, ulëset që kanë partnerët e mundshëm dhe numrin e vendeve që ju nevojiten për të formuar një shumicë. Është e mundur që PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja me disa nga përfaqësuesit joshumicë ndoshta të kenë 61 vende, ky do të ishte një koalicion shumë i brishtë dhe tani sinjalet janë të përziera’’, ka thënë ai në ‘’Atlantic Council”. /express