
Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar për ta festuar përvjetorin e pavarësisë
Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit.
Top Channel shkruan se për kosovarët Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si ajo e Pavarësisë.
“Shumica e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin kryesor të kësaj feste, ndërsa të tjerë do të kthehen në Kosovë pas disa ditësh pushimi”.
“Fundjava e gjatë premton relaks, ushqim tradicional dhe net festive buzë Adriatikut”.
Ndër tjera shtohet se edhe pse është muaji shkurt, temperaturat e buta kanë bërë që shumë vizitorë, vendas e të huaj, të shijojnë shëtitjet përgjatë bregdetit shqiptar.