![Osmani uron Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_Vjosa_Osmani-konf-26_tetor_2024k-Laura_Hasani_copy1739275780.jpg)
Osmani uron Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë
Aktuale
February 15, 2025 - 17:57
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë.
Osmani tha se komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës.
“Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij”, tha Osmani.
Më tej, ajo tha se përkushtimi i Kosovës mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetit, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen.