Çamerie Mazreku, vajza e parë nga Kosova që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

Çamerie Mazreku, vajza e parë nga Kosova që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

Aktuale February 15, 2025 - 14:19

Çamerie Mazreku nga Malisheva është një histori suksesi.

Ajo ka arritur një sukses jashtëzakonisht të madh në karrierën e saj.

Më 10 shkurt të këtij viti, ajo është punësuar si inxhiniere softuerike në kompaninë filmike amerikane “NETFLIX”, raporton Nacionale.

Në këtë mënyrë, ajo është bërë vajza e parë nga Kosovës që punësohet në këtë kompani.

Lajmin e ka bërë të ditur axha i Çamerisë, Alban Mazreku.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Çamëria është punësuar në këtë kompani pasi ka përfunduar studimet themelore me notë maksimale në në “Columbia University” në New York.

“Çamerie Agron Mazreku eshte Malishevasja e parë dhe vajza e parë nga Kosova qe punësohet si inxhiniere softverike (softëare engineer) në Kompaninë më të madhe të filmave në Amerikë NETFLIX. Çamëria ka përfunduar studimet bachelor në Columbia University në Neë York ë me noten më të lartë në drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe na bëri krenarë me punesimin e saj dhe lartesimin në karriere. Shpresojmë që shumë vajza në Kosovë tëndjekin shembullin e Çamëris dhe të gjithë të rinjtë tonë t’i shohim lartë e më lartë! Krenarë me ty e gjithë familja jonë ♥ë Gëzuar ditelindja dhe punësimi zemra jonë!”, ka shkruar Mazreku.