Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Punojmë bashkë për të thelluar e fuqizuar aleancën historike

Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Punojmë bashkë për të thelluar e fuqizuar aleancën historike

Aktuale February 15, 2025 - 11:01

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka takuar një delegacion të kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Osmani e ka cilësuar këtë si takim jashtëzakonisht të përzemrt, ndërsa tha se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, duke shtuar se do punojnë që të thellohet dhe fuqizohet aleanca historike, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë:

Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike. ë