![Kurti: Diplomati Shaban Murati la një trashëgimi të vyer në diplomacinë shqiptare](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_900-0-800-450-shaban-murati-696x3911739559138.jpg)
Kurti: Diplomati Shaban Murati la një trashëgimi të vyer në diplomacinë shqiptare
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe ambasadorit Shaban Murati. Kurti ka theksuar vlerën e veprës dhe mendimeve të ambasadorit Murati, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme për diplomacinë dhe historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të shqiptarëve.
Në një postim të tij, Kurti ka theksuar se çdo takim me ambasadorin Murati ka qenë i shenjueshëm për të dhe për veprën e tij të rëndësishme në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kurti e vlerësoi Muratin si një "kronikan të lartë" të marrëdhënieve të shqiptarëve me rajonin dhe botën, duke theksuar se veprat e tij monumentale, përfshirë 19 libra, ndihmuan shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë të orientohej në rrafshin gjeopolitik dhe diplomatik. Ambasadori Murati, sipas Kurtit, ishte kritik për pamjaftueshmëritë e diplomacisë shqiptare dhe për qëndrimet e diplomacisë evropiane në rajon, duke e theksuar rrezikun e kthimit të vëmendjes së Rusisë në Ballkan.
Kryeministri i Kosovës përmendi gjithashtu kontributin e Muratit në nënvizimin e rëndësisë së aleancave rajonale jetike për shqiptarët, si me Kroacinë dhe Turqinë, dhe kritikoi mendësitë që pengojnë realizimin e një vizioni politik mbarëshqiptar.
Kurti shprehu besimin se, ndonëse e humbëm një njeri të shquar, reflektimet e ambasadorit Murati do të vazhdojnë të jetojnë përmes librave dhe mendimeve të tij. Ai i bëri thirrje diplomatëve dhe studentëve të shkencave humane të drejtohen te veprat e Shaban Muratit për të kuptuar më mirë pozicionet e shqiptarëve në dinamikat e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në fund, Kryeministri Kurti dërgoi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murati, miqtë, kolegët e ambasadorit dhe trupën diplomatike për humbjen e një reflektuesi të madh të çështjes kombëtare.