![Kurti takon drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_687523-NasLCxxSBb1739547215.jpg)
Kurti takon drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik
Aktuale
February 14, 2025 - 16:33
Në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar edhe drejtorin ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebraik Ted Deutch, ish-kongresist amerikan.
“Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri veçoi investimet në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, mbështetjen për bujqit dhe fermerët përmes granteve dhe subvencioneve dhe për studentët duke e bërë mes tjerash edhe arsimin e lartë publik falas”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Tutje theksohet se ata diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Izraelit dhe Kosovës dhe për mundësitë e reja për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Amerikano-Hebraik.