![Osmani takon anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, flasin për situatën e sigurisë në rajon](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_Presidentja_Osmani_takoi_anetarin_e_Presidences_se_Bosnje_dhe_Hercegovines_Yeljko_KomYiY-11739527945.jpg)
Osmani takon anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, flasin për situatën e sigurisë në rajon
Aktuale
February 14, 2025 - 11:11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Munih u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq.
Osmani ka shkruar se me Komshiqin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit.
“Në Munih u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euroatlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, shkroi Osmani. /Zëri