![Berisha thotë se as Nisma s’bën koalicion me LVV-në](/uploads/zeri.info/images/2025/February/14/auto_Albin_Kurti-Fatmir_Limaj-Kuvendi_i_Kosoves-debat_per_taksen-2_mars_2020b-Laura_Hasani_copy1739535444.jpg)
Berisha thotë se as Nisma s’bën koalicion me LVV-në
Aktuale
February 14, 2025 - 09:37
Kandidati për deputet i koalicionit AAK - Nisma, Zafir Berisha, ka bërë me dije se partia që e përfaqëson ai nuk dëshiron koalicion me LVV-në.
Berisha, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Nismës, ka thënë se ata që i përfaqëson nuk duan koalicion me LVV-në.
Në një intervistë për tëvë1, Berisha ka thënë se të kërkohet prej tij bashkëpunim me LVV-në është si t’i kërkohet të bashkëpunojë me Serbinë.
“Sot me kërkua prej meje bashkëpunim me Vetëvendosjes është me kërkua bashkëpunim me Serbinë. Unë dhe ato që përfaqësoj nuk bëjnë koalicion me Serbinë që nënkupton nuk bëjë me përfaqësuesit e Serbisë që janë në Vetëvendosje”, ka thënë Berisha.