
Qeveria e re, a do të futet në pako edhe pozita e presidentit?
Emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm dhe do të votojnë për një qeveri të re, do të merren vesh shumë shpejtë
Por derisa asnjëra parti nuk do të ketë mundësi të bëjë qeverinë e vetme, kalkulimet për koalicionet të mundshme kanë filluar.
Në çdo formë, sipas analistit politik Albinot Malokut, aty duhet të jetë e përfshirë edhe partia që fitoj zgjedhjet Lëvizja Vetëvendosje.
“Republikës së Kosovës i nevojitët një qeveri gjithëpërfshirëse ku duke respektuar rendin kushtetues, për përparësinë e të parit ai ta formoj qeverinë duke pasur një parteritet kualicion siç edhe e duhet dhe pritet mes të parit dhe njërit nga të vegjëlit që kanë një përafësi mendimesh dhe programesh”, ka thënë Maloku.
Ai ëhtë kundër idesë që pozita e presidentit të bëhet pjesë e pazareve për qeveriën e re.
“Kosovës i duhet një qeveri e natyrshme, stabile, gjithëpërfshirëse e cila nuk duhet të pres momentumin e konvertimit të bashkëpunimit me pazare qoftë edhe me pozicionin e presidentit”, ka shtuar Maloku.
Mundësi për qeveri teknike nuk sheh Maloku, por njëjtë nuk mendon edhe analisti tjetër politik Blerim Canaj.
“Pak ka disponim dhe besim nga partitë opozitare që të ketë një kualicion më Lëvizjën Vetëvendosje, mundësia e fundit në qoftë se futemi në një rrugë pa krye atëherë mund të jetë edhe një qeveri teknike”, ka thënë Canaj.
Canaj thotë që nëse partitë që formojnë qeverinë e re, nuk merrën vesh për pozitën e presidentit mund ta dëgojnë vendin në një ngërrç politik pas një viti.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje shprehu synimet që të bëjë qeverinë pa partitë deri dje në opozitë, atë këto të fundit nuk kanë dhënë sinjale për bashkëpunim të mundshëm me ta./dukagjini