![Haradinaj thotë se AAK-ja ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale](/uploads/zeri.info/images/2025/February/13/auto_476831647_1184938352997511_2347643540846505468_n1739473367.jpg)
Haradinaj thotë se AAK-ja ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale
Aktuale
February 13, 2025 - 20:02
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se partia e tij ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Këto qëndrime ai i tha gjatë takimit me kryesinë e partisë, teksa ka analizuar zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Zeri.info.
“Me vendosmëri të plotë, nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale që na presin. Aleanca do të mobilizohet në çdo komunë, me programe dhe kandidatët më të mirë që do t'i shërbejnë qytetarëve.
Më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që presin qytetarët”, u shpreh ai në Facebook. /Zëri