Haradinaj pret në takim një delegacion slloven, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Haradinaj pret në takim një delegacion slloven, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Aktuale February 13, 2025 - 17:49

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të lartë slloven të udhëheqyr nga ambasadori Anzej Franges, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, dhe Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Temë e këtij takimi ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë dhe marrëdhëniet dypalëshe me Slloveninë.

Haradinaj ka falënderuar shtetin slloven për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi ynë bilateral ka potencial të jashtëzakonshëm për thellim të mëtejshëm, veçanërisht në fushat e ekonomisë, arsimit dhe shkëmbimeve kulturore. Kosova është e përkushtuar të forcojë edhe më tej këtë partneritet në të mirë të të dy vendeve tona”, theksoi kreu i AAK-së. /Zëri