Në 12 komuna akoma s’ka nisur numërimi, Buzhala i KQZ-së: Shpresojmë të nis nesër
Foto: Laura Hasani

Në 12 komuna akoma s’ka nisur numërimi, Buzhala i KQZ-së: Shpresojmë të nis nesër

Aktuale February 13, 2025 - 16:31

Kryetari i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ka thënë se edhe në 12 komuna akoma s’ka nisur procesi i numërimit.

Ai tha se pritet të nisë nesër.

“Sot ka filluar numërimi në 8 komuna, dje dhe pardje ka nisur në 18 komuna. Pra kanë mbet edhe 12 komuna për të cilat shpresojmë se nesër do të fillojë numërimi i kutive të votimit”, tha ai. /express