Sulm kibernetik ndaj KQZ-së, Radoniqi: I kemi disa dyshime, ato dyshime tona janë adresuar në polici
Foto: Laura Hasani

Sulm kibernetik ndaj KQZ-së, Radoniqi: I kemi disa dyshime, ato dyshime tona janë adresuar në polici

Aktuale February 13, 2025 - 16:21

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me raportimet se institucioni që ky drejton pati sulm kibernetik, kur faqja e tyre ra më 9 shkurt derisa numëroheshin votat.

Ai tha se nuk do të flasin për këtë pasi rastin e ka në duar tani policia dhe prokuroria.

“Kjo çështje tash është në duart e policisë dhe prokurorisë, ne pa e marrë raportin nga ata, ne nuk do të japim asnjë informacion sepse nuk i kemi”.

“Ne i kemi disa dyshime, ato dyshime tona janë adresuar në polici, dhe policia do ta japë raportin, pasi që marrim diçka ne do ta bëjmë të ditur për ju”, ka thënë Radoniqi. /klankosova.