SHSKUK: I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashit

SHSKUK: I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashit

Aktuale February 12, 2025 - 23:48

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të Dr. Jetmir Gashit, specialist i Kirurgjisë Vaskulare, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Carralevë.

Në postimin e SHSKUK-së në Facebook thuhet se lajmi për vdekjen aksidentale të doktorit është shumë i trishtueshëm.

"I trishtueshëm lajmi për vdekjen aksidentale të Dr. Jetmir Gashi, specialist i Kirurgjisë Vaskulare. Të pikëlluar nga ndarja e parakohshme nga jeta, SHSKUK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Gashi, kolegëve nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, gjithë komunitetit shëndetësor dhe pacientëve të cilëve iu shërbeu për vite të tëra. Prehu në paqe, Dr. Jetmir!”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.