![KQZ-ja nuk jep afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë](/uploads/zeri.info/images/2025/January/23/auto_Ceremonia_e_pranim-dorrzimit_tr_softuerit_tr_KQZ-se_nga_OSBE-22_gusht_2024f-Laura_Hasani_copy1737633603.jpg)
KQZ-ja nuk jep afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nuk dha ndonjë afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë.
“Sa i përket çështjes se sa merr kohë numërimi i një kutie të votimit, kjo është e lidhur direkt me pjesëmarrjen e votuesve në një vendvotim të caktuar. Dmth, vendvotimet që kanë numër më të lartë vonohen më shumë. Duke i shtuar kësaj radhe edhe faktin se për herë të parë, votuesit kanë mundur të përzgjedhin deri në 10 kandidatë, kjo merr kohë në evidentim dhe të gjithë procesin e numërimit”, tha Elezi.
Ai shtoi se një ekip apo tavolinë numërimi mund të numërojë deri në dy kuti brenda dite në rast se ka pjesëmarrje relativisht mesatare. Kur ka pjesëmarrja është më e madhe, Elezi tha se duhet më shumë kohë për numërim.
Elezi nuk dha ndonjë informacion as edhe për numrin e vendvotimeve që janë numëruar deri më tani, teksa shtoi se për këtë do të ketë informata më vonë.
“Pra, menjëherë pasi të përfundon procesi i numërimit në QKN, është faza tjetër e procesit që do të jetë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”, tha Elezi.