Nënshkruhet udhëzimi administrativ për krijimin e Fondit Emergjent për nevojat e viktimave

Nënshkruhet udhëzimi administrativ për krijimin e Fondit Emergjent për nevojat e viktimave

Aktuale February 12, 2025 - 12:33

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ për krijimin e Fondit Emergjent për nevojat e viktimave.

Ky fond ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në Polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.

Përveç kësaj, ky mekanizëm garanton që ndihma për viktimat të ofrohet në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. /Zëri