![Rama shkon për të dytën herë brenda ditës te Bashkia Tiranë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_875C4642-A8A9-4AF7-88A3-CF724E2A8D421739299248.png)
Rama shkon për të dytën herë brenda ditës te Bashkia Tiranë
Aktuale
February 11, 2025 - 18:14
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për herë të dytë brenda ditës te Bashkia Tiranë.
Në herën e parë gjatë ditës, Rama në Bashkinë e Tiranë zhvilloi takime me nënkryetarët, shkruan Euronews.al.
Vizitat e Ramës në ambientet e bashkisë vijnë një ditë pas arrestimit të kreut të Tiranës, Erion Veliajt.