![Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit](/uploads/zeri.info/images/2024/November/29/auto_Xhelal_Svecla-konf-18_prill_2024-Laura_Hasani_copy1732883117.jpg)
Sveçla: Kosova shënon përparim historik në luftën kundër korrupsionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Indeksi i fundit i Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International tregon një ngritje të vazhdueshme gjatë tre vjetëve të fundit.
Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se nga 39 pikë në vitin 2021, Kosova tani ka arritur në 44 pikë, – rezultati më i lartë ndonjëherë.
Ai tutje thekson se ngritja nga vendi 87 në vitin 2021 në vendin 73 në vitin 2024 është rezultat i forcimit të vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe rritjes së llogaridhënies institucionale, luftës së pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vendosmërisë për transparencë dhe integritet në çdo nivel institucional.
“Ky sukses konfirmon se Kosova po ecën në drejtimin e duhur drejt një shteti më të drejtë dhe më transparent. Angazhimi ynë për të luftuar korrupsionin mbetet i palëkundur!”, tha Sveçla.