![Gruaja e Veliajt mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas](/uploads/zeri.info/images/2025/February/11/auto_arjola-xoxa-erion-veliaj-780x4391739263787.jpg)
Gruaja e Veliajt mbërrin nga Roma në Shqipëri, ndalohet sapo zbret në Rinas
Gruaja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmë ka arritur në Shqiëpri, aty ku është pritur nga oficerët e BKH-së, të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesë, ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.
Pas marrjes së njoftimit për masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, bashkëshortja e Veliajt vendosi të kthehej në Shqipëri përmes një fluturimi nga Roma.
Sipas Euronews, kujtojmë se këtë të hënë, më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar, është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave”, ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa. Sipas SPAK-ut, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.