Homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt,i me bashkëpunëtorë, familjarë e miq kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.
Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.
Në shënimin e 18-vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, Vetëvendosja sot ka organizuar disa aktivitete.Janë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, si dhe homazhe edhe te varri i Mon Balajt.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut.
Në këtë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë të tjerë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajtën me plumba gome drejt turmës.
Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.