![Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 18-vjetorin e vdekjes së tij](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_a1739184705.jpg)
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit në 18-vjetorin e vdekjes së tij
Aktuale
February 10, 2025 - 11:51
Në shënimin e 18-vjetorit të protestës se 10 shkurtit 2007, kryeministri Albin Kurti, me strukturat e partisë, ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, i cili ishte njëri nga dy aktivistët e LVV-së, të cilët u vranë derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.
Në këtë protestë ka mbetur i vrarë edhe Mon Balaj.
Pas këtyre homazheve në Prishtinë, në orën 12:00 do të bëhen homazhe edhe te varri i Mon Balajt Podujevë, ndërsa në orën 13:15 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza”.
Në atë protestë mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë të tjerë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajtën me plumba gome drejt turmës.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_a11739184705.jpg)