Kjo është shpërndarja e deputetëve me rezultatet aktuale
Foto: Laura Hasani

Kjo është shpërndarja e deputetëve me rezultatet aktuale

Aktuale February 10, 2025 - 08:54

Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re.

Me 88% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41,29% të votave, PDK-ja e dyta me 21,83%, LDK-ja e treta me 17,75%, ndërsa AAK-Nisma kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.

Me këto rezultate është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

Rezultati deri më tash i jep LVV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

Duke qenë kështu, LVV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë.

Image