![Presidenti i Shqipërisë me mesazh pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_71739136041.jpg)
Presidenti i Shqipërisë me mesazh pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë
Aktuale
February 09, 2025 - 21:27
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ai ka thënë se shpreson që qeveria e re që do të dal nga zgjedhjet të punojë për të mirën e vendit dhe zhvillimin.
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka shkruar Begaj.