Rothi për zgjedhjet në Kosovë: Sot është ditë për shtetin e së drejtës

Rothi për zgjedhjet në Kosovë: Sot është ditë për shtetin e së drejtës

Aktuale February 09, 2025 - 11:02

Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar për zgjedhjet që po mbahen në Kosovë.

“Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të vështirë, sepse disa njerëz e mohojnë sovranitetin e tij. Sot është dita për të zgjedhur demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Thuaj jo nacionalizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar deputeti gjerman në "X".