Rashiq, thirrje qytetarëve serbë të dalin të votojnë: Votoni pa frikë e pa shantazhe
Foto: Laura Hasani

Rashiq, thirrje qytetarëve serbë të dalin të votojnë: Votoni pa frikë e pa shantazhe

Aktuale February 09, 2025 - 08:59

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai ka thënë se kjo është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë ata që duan të punojnë, jetojnë në Kosovë, raporton Zeri.info.

“Votoni pa frikë, pa hezitim, pa shantazhe, pa kontrata të rreme dhe fiktive, dhe pa ata që mendojnë se mund t’ju keqtrajtojnë vazhdimisht. Mbani mend – katër vitet e ardhshme nuk do të mund t’i përballojmë nëse tani nuk marrim vendimin e duhur”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri

Postimi i tij i plotë:

Është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne që besojmë në liri, drejtësi dhe mbijetesë.

Është një ditë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të punojnë, të jetojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë, sepse ky është qëllimi ynë jetësor.

Gjithçka që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, e sidomos muajve të fundit, vetëm na tregon sa e rëndësishme është që të gjejmë forcën brenda vetes dhe të fitojmë kundër asaj që mund të quhet një keqtrajtim i pastër i qytetarëve.

Kur të shkoni në vendvotime, mbani mend se jeni vetëm me mendimet tuaja, me ideologjinë tuaj, me bindjet tuaja, me karakterin tuaj, me krenarinë dhe familjen tuaj.

Votoni pa frikë, pa hezitim, pa shantazhe, pa kontrata të rreme dhe fiktive, dhe pa ata që mendojnë se mund t’ju keqtrajtojnë vazhdimisht.

Mbani mend – katër vitet e ardhshme nuk do të mund t’i përballojmë nëse tani nuk marrim vendimin e duhur.

Kjo është një ditë kritike për ne, një ditë kritike për të gjithë serbët, sepse çdo ditë jemi gjithnjë e më pak.

Nuk kemi dëshmuar në këto dy vite të fundit se mund të punojmë normalisht, se mund të jemi nikoqirë të vërtetë, edhe pse kjo është një institucion, dhe se institucioni duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të interesave personale.

Mbani mend – cilindo vendim që merrni pas perdes, ajo është fuqia dhe forca juaj më e madhe.