Prokuroria nisi hetime ndaj Berishajt për rastin e votave në Kroaci, Radoniqi: Vëzhguesit s’janë njoftuar kur u tërhoqën

Prokuroria nisi hetime ndaj Berishajt për rastin e votave në Kroaci, Radoniqi: Vëzhguesit s’janë njoftuar kur u tërhoqën

Aktuale February 09, 2025 - 07:50

Të enjten Prokuroria në Prishtinë njoftoi se kanë nisur hetime pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.

Lidhur me këtë, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se bëhet fjalë për rreth 30 vota.

Ai ka thënë se gabimi është bërë që nuk janë respektuar procedurat dhe vëzhguesit nuk ishin njoftuar kur u tërhoqën, por se personat që tërhoqën votat ishin të autorizuar.

“Do të ketë rekomandim të sekretariatit dhe në bazë të rekomandimit do të marrim vendim në KQZ”, tha Radoniqi.