Orari i konferencave të KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

Orari i konferencave të KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

Aktuale February 09, 2025 - 07:47

Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditë e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili do të organizohet sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave.

Sipas njoftimit, konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.