Haradinaj i dhuron medalje familjes së Isuf Dedushajt për kontributin e tij në çështje kombëtare
Aktuale
February 07, 2025 - 11:10
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkoi për ngushëllime te familja Dedushaj, me rastin e vdekjes së profesorit, Isuf Dedushaj.
Haradinaj familjes Dedushaj i dhuroi medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, post mortem, për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare të profesorit të ndjerë.
E në një postim në Facebook Haradinaj thotë se profesori la gjurmë në sferën e dijes dhe shkencës, duke shtuar se do të mbahet mend për shumë kohë për humanizmin e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Në ngushëllime te familja Dedushaj, shprehëm pikëllimin tonë për shkuarjen e parakohshme në amshim të profesor Isuf Dedushaj. Ai ka lënë gjurmë në sferën e dijes e shkencës dhe do të mbahet për shumë kohë për humanizmin e tij”, shkroi ai.