Nis seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe të tjerëve

Nis seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe të tjerëve

Aktuale February 07, 2025 - 10:19

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, Ymer Dagushës, si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK.

Një javë më parë, në mungesë të të akuzuarit Ymer Dragusha, ka dështuar seanca fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tij, ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK.

Prokuroria Themelore e Prishtinës më 30 dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. /telegrafi