
Sot vranët, vende-vende riga shiu
Kryesisht me diell parashihet moti edhe përgjatë ditës së premte.
Orëve të mëngjesit ultësirave paraqiten kushte për mjegull. Gjatë ditës kalojnë vranësira, por pa mundësi për të reshura. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5 gradë C e -3 gradë C, e ato maksimale ditën arrijnë vlera prej 4 gradë C deri 9 gradë C.
Mot stabil mbetet përgjatë fundjave, kryesisht me diell. Të shtunën kalojnë vranësira, kryesisht të shtresave të larta. Edhe në fillim të javës së ardhshme, pa ndonjë ndryshim, kryesisht me diell, me vranësira kalimtare herë pas here, por pa mundësi për të reshura.
Orëve të mëngjesit ultësirave ekzistojnë mundësi të formimit të mjegullës mëngjesore. Minimalet zbresin deri në -7 gradë C e -4 gradë C, e ato maksimale gjatë ditës luhaten ndërmjet 4 gradë C e 8 gradë C, njofton Menimi për Motin.