![Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Vushtrri për shkak të punimeve në gypin kryesor](/uploads/zeri.info/images/2024/December/01/auto_auto_auto_uji_3167507938117190695841733069474.jpg)
Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Vushtrri për shkak të punimeve në gypin kryesor
Aktuale
February 06, 2025 - 14:16
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në tërë qytetin e Vushtrrisë, përfshirë edhe fshatrat.
Kjo ndërprerje është për shkak të punimeve që do të kryhen në gypin kryesor furnizues me diametër 700 mm.
Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica” më 6 shkurt, e enjte, furnizimi me ujë pritet të rikthehet pasdite.