![Kontingjenti i FSK-së e përfundon me sukses ushtrimin “Winter EX 2025”](/uploads/zeri.info/images/2025/February/06/auto_476423365_983737703935804_6413038314723988488_n1738835112.jpg)
Kontingjenti i FSK-së e përfundon me sukses ushtrimin “Winter EX 2025”
Aktuale
February 06, 2025 - 10:45
Ushtrimi ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë, ka përfunduar me sukses, njofton FSK. Sipas njoftimit, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve në kushte të vështira dimërore.
“Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.