![Osmani e Bono flasin për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës e SHBA-së](/uploads/zeri.info/images/2025/February/05/auto_Presidentja_Osmani_takoi_Ndihmes_Sekretartin_Amerikan_te_Shtetit_Louis_Bono-11738776161.jpeg)
Osmani e Bono flasin për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Ëashington D.C., takoi Ndihmës Sekretartin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono.
Bëhet e ditur se fokusi i këtij takimi ishte për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, raporton Zeri.info.
Po ashtu temë tjetër ishte edhe avancimi i bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja dhe ekonomia.
Gjatë takimit, Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale.
“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale dhe nevojën për një qëndrim të fuqishëm parandalues përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aktorë të tjerë keqdashës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në komunikaë. /Zëri