Banorët e Ratkocit të Rahovecit edhe sivjet i bashkohen aksionit për dhurimin e gjakut

Banorët e Ratkocit të Rahovecit edhe sivjet i bashkohen aksionit për dhurimin e gjakut

Aktuale February 05, 2025 - 16:05

Për të 18-ën herë më radhë, banorët e Ratkocit të Rahovecit dhe rrethinës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut në aksionin tashmë tradicional.

Vullnetarë nga fshati Ratkoc dhe fshatrat përreth, që kanë shëndet të mirë, me moton “Dhuro gjak-shpëto jetë!” ia mësyn dyerve të ambulancës për të dhuruar gjakun.

Tashmë 5 shkurti është dita tradicionale për dhurimin e gjakut në Ratkoc.

Për mirëvajtjen e aksionit janë kujdesur anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.

Shani Hoti, anëtar i Këshillit Organizativ i këtij aktiviteti, ka thënë se përkundër reshjeve të borës, qytetarët e Ratkocit, po vijnë për të dhuruar gjak.

Ai tha se ky aktivitet i sivjetshëm iu dedikohet të gjithë atyre pacienteve që trajtohen në dializë./EO