Kurti u takua me një hoxhë, PZAP-ja e gjobit me tre mijë euro LVV-në
Foto: Laura Hasani

Kurti u takua me një hoxhë, PZAP-ja e gjobit me tre mijë euro LVV-në

Aktuale February 05, 2025 - 16:01

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sërish ka marrë vendim që ta dënojë Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Gjoba është tre mijë euro dhe shkak për këtë është takimi që kryeministri Albin Kurti bëri me një hoxhë, raporton Zeri.info.

“Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3 mijë euro”, thuhet në vendim.

Kjo ankesë ishte bërë nga Partia Demokratike e Kosovës. /Zëri

Vendimin e plotë mund ta lexoni KËTU: