Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës [foto+video]
Foto: Zëri

Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës [foto+video]

Aktuale February 05, 2025 - 08:21

Muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

Dy ekskavatorëve u është dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Image

Derisa është thënë se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun.

Image

E para që ka dalë për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe.

Image

Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

Image

KËTU mund ta lexoni raportimin e Zeri.info në atë kohë. /Zëri