Gjini thotë se Kurti duhet të japë dorëheqje: Kjo do të ishte më e mira për popullin
Foto: Laura Hasani /Arkiv

Gjini thotë se Kurti duhet të japë dorëheqje: Kjo do të ishte më e mira për popullin

Aktuale February 04, 2025 - 22:25

Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës dhe njëherit kandidat për deputet ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti nëse e do Kosovën duhet të japë dorëheqje.

Sipas tij, në situatën e krijuar ku është raportuar për disa afera korruptive e deklarata negative nga aleatët kjo do të duhej të ishte gjëja e duhur, raporton Zeri.info.

“Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive, aleatët na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm.

Nëse nuk jep dorëheqje ka me e heq populli”, u shpreh Gjini ndër tjera. /Zëri